Maqedoni Gruevski kandidati i vetëm për kryetar i VMRO DPMNE-së

Gruevski kandidati i vetëm për kryetar i VMRO DPMNE-së

Vetëm një kandidaturë – ajo e kryetarit aktual Nikolla Gruevski është dorëzuar në selinë e VMRO DPMNE deri në afatin që skadoi sot në orën 15, para Kongresit të partisë në pushtet për emërimin e kryetarit, që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Kumanovë, shkruan “Kurir”.

Sipas burimeve partiake të këtij mediumi, pas kandidaturës të Gruevskit kanë qëndruar një numër i madh i delegatëve, themelues të partisë, kryetar të komiteteve lokale dhe komunale të VMRO DPMNE, intelektual të shquar si dhe delegatë që kohë të shkurtë kanë qenë jashtë partisë e më pas janë kthyer.

Këtë fundjavë do të mbahet kongresi i 15-të partiak i VMRO DPMNE-së. Manifestimi do të mbahet në Kumanovë ndërsa në të do të marrin pjesë 560 delegat të zgjedhur në baza të ndryshme. Në këtë kongres pritet të zgjidhet kryetari i partisë ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturës ishte deri në orën 15. Kandidaturat duheshin të dorëzohen në selinë e partisë.

Të drejtë për të propozuar kandidat për kryetar partie kanë të paktën 30 delegat të Kongresit.

Votimi është i fshehtë dhe duhet të votojnë të gjithë delegatët prezent, pa përjashtim.