Maqedoni Konferencë e 11-të e “E-shoqëri” dedikuar lirisë dhe privatësisë së internetit

Konferencë e 11-të e “E-shoqëri” dedikuar lirisë dhe privatësisë së internetit

“Liria dhe privatësia e internetit” është tema e konferencës së 11-të ndërkombëtare “E-shoqëri” që do të mbahet të enjten në hotelin “Holiday In” ndërsa realizohet në suazat e projektit “Bashkëpunim i decentralizuar mes rajonit Normandia e Poshtme dhe R. E Maqedonisë” ndërsa me bashkëpunimin me Fondacionin për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe me Instituin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Kaeni i Francës.

Në konferencë në katër sesionet do të përfshihen tema siç janë të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë moderne, privatësia, liria e shprehjes, ndarja e praktikave më të mirë në edukimin për të drejtat e njeriut, vegla për përmirësimin e sigurisë dhe privatësisë në internet, standardet e gazetarisë dhe të drejtat e njeriut dhe lufta kundër gjuhës së urrejtjes, të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet, të drejta tjera të njeriut si dhe konkludime dhe rekomandime për hapa tjerë.

Konferencën do ta hapin ambasadorja franceze Lorens Oer, ministrin i vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani dhe drejtori i “Metamorfozis” Bardhyl Jashari.