Maqedoni U kompletua qeveria e re, deputetët votuan zëvendës-ministrat

U kompletua qeveria e re, deputetët votuan zëvendës-ministrat

Kuvendi në seancën e sotme votoi zëvendës- ministrat e rinj. Nga radhët e LSDM-së, janë emëruar Aleksandar Kiracovski në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratë publike me 99 vota “për” dhe asnjë “kundër, Lupço Nikollovski në ministrinë e bujqësisë me 97 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe Kire Naumov në ministrinë e financave me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”.

Nga radhët e VMRO DPMNE janë zgjedhur Timço Mucinski për zëvendës- ministër i shoqërisë informatike me 69 vota “për” dhe 31 “kundër”, Mitko Çavkov për zëvendës- ministër i MPB-së me 97 vota “për” dhe asnjë votë “kundër dhe Dime Spasov për zëvendës- ministër i punës dhe politikës sociale me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër.

Më herët, me 101 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi votoi ministrat e rinj për punë të brendshme dhe punës dhe politikës sociale, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenska.

Ministrja e re e shoqërisë informatike dhe administratës publike nga radhët e VMRO DPMNE është Marta Arsovska- Tomovska e cila u zgjodh me 71 vota “për” dhe 31 “kundër”.