Bota Kush e publikoi, e kush jo ballinën e “Charlie Hebdos”

Kush e publikoi, e kush jo ballinën e “Charlie Hebdos”

Pas publikimit të ballinës së numrit të parë, pas sulmit të revistës satirike “Charlie Hebdo”, ajo u përhape gjithandej nëpër rrjetet sociale, por pjesa më e madhe e mediave tradicionale – nuk e publikuan. Mediumi i parë që publikoi ballinën  ishte gazeta franceze “Liberacion”,  e cila  pas sulmit gazetarëve dhe karikaturistëve të mbijetuar iu siguroi hapësirat e veta që mund ta botojnë edicionin e magazinës e cila duhet nesër të publikohet.  Karikatura është firmosur nga Luz, i njëjti karikaturist që ka vizatuar karikaturën kontestuese të Muhamedit para tri viteve. Karikaturisti Luz, emri i vërtet i të cilit është Renald Luzier, i cili është vonuar gjysmë  ore në punë dhe me këtë i është shmangur masakrës së javës së kaluar.  Jashtë Francës “Uashington post”, revista gjermane “Frankfurt  Algemejne” dhe revista italiane “Koriere dela Sera”, britanikja “Gardian” janë disa nga mediat e pakta që publikuan karikaturën. Në BBC ballina krejtësisht është përshkruar me fjalët, por askund në tekst fotografia nuk mund të shihet. Në “Independent” anash tekstit është publikuar foto e vogël me karikaturën e të dërguarit Muhamed. Gjithashtu edhe në “Gardian”ku  në fillim të tekstit ka paralajmërim se në ballinën e faqes të magazinës se për dikë kjo foto mund të jetë ofenduese. “Telegrafi” britanik, publikoi  vetëm një pjesë të ballinës, përkatësisht pjesën lartë, ku qëndron llogoja e magazinës me frazën “Gjithçka është falur”, por anashkaloi fytyrën e të dërguarit Muhamed. Në tekst krejtësisht me fjalë është përshkruar se si duket ballina e revistës.