Ekonomi Kocijançiq: Obligimet nuk janë përmbushur, BE shkurton ndihmën financiare për Maqedoninë

Kocijançiq: Obligimet nuk janë përmbushur, BE shkurton ndihmën financiare për Maqedoninë

Ambienti i përkeqësuar politik është një prej arsyeve pse Qeveria dhe administrata nuk ishin në gjendje t’i përmbushin obligimet për reformat e nevojshme për zbatimin e fondeve të BE-së, u përgjigje zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq për “Meta” në pyetjen “Pse KE shkurtoi 27 milionë euro nga IPA Fondet”.

Ajo konfirmoi se shkurtimi i ndihmës financiare për Maqedoninë do të jetë edhe më shumë se 27 milionë euro.

“Disa vitet e fundit e në veçanti vitin e kaluar, KE disa herë shprehu shqetësimin deri te organet kompetente lidhur me mungesën e gatishmërisë dhe përkushtimit për realizimin e reformat të nevojshme. Si pasojë e kësaj, Komisionit patjetër duhet ta shkurtoj ndihmën financiare të BE-së për vitin 2016 si dhe të vendos që të mos vazhdoj edhe me një projekt” shtoi Kocijançiq.

Zëdhënësja e KE-së gjithashtu vlerëson se shteti duhet të përqendrohet në masat që do të sigurojnë qëndrueshmëri të investimeve të mëdha në infrastrukturë.

“Ka shumë mungesa në sektorin e transportit, që penguan planifikimin e rregullt dhe koordinimit në këtë sektor” thotë Kocijançiq.