Maqedoni Koçan në gjendje infarkti është pranuar në Klinikën e kardiologjisë

Koçan në gjendje infarkti është pranuar në Klinikën e kardiologjisë

Biznesmeni Sead Koçan, i cili për dy muaj ishte në arrati, dje është pranuar në Klinikën e kardiologjisë në Shkup me gjendje të rënduar shëndetësore, shkruajnë disa media.

Siç kumton portali “Prizma”, duke u thirrur në burime të Klinikës, Koçan është pranuar në gjendje para infarkti dhe sot i është vendosur stent.

Tash për tash nuk ka konfirmon zyrtar se Koçan i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” të PSP gjendet në vend dhe se është hospitalizuar në Klinikën e kardiologjisë. Ndaj këtyre pyetje nuk përgjigjet as avokati i tij, Nikola Dodevski.