Galeria Këshilli opozitar i shqiptarëve në protestë kërkoi drejtësi, demokraci dhe dinjitet

Këshilli opozitar i shqiptarëve në protestë kërkoi drejtësi, demokraci dhe dinjitet

Me parullat “Ali tradhtari”, “Demokraci”, “Vdekje fashizmit”, “Poshtë BDI me Gruevskin”, “Drejtësi”, disa mijëra qytetarë të përkatësisë etnike shqiptare filluan protestën “Dita D- drejtësi, demokraci, dinjitet” në parkun e Çairit.

Këshilli opozitar i shqiptarëve e organizoi protestën për të drejta më të mëdha, respekt dhe dinjitet të popullatës shqiptare si dhe ndërprerjen e rasteve të montuara politike.

Protestuesit i dhanë mbështetje edhe Prokurorisë speciale publike, por edhe komunitetit ndërkombëtar për përpjekjet e tyre për daljen nga kriza politike.

Nga parku në Çair protestuesit përmes Bit Pazarit u drejtuan kah Qeveria. Aty fjalim mbajti kryetari i “Besës” Bilal Kasami i cili tha se protestuesit e grumbulluar kërkojnë dinjitet, demokraci dhe drejtësi.