Maqedoni Kamçev doli nga PSP dhe iu shmang gazetarëve

Kamçev doli nga PSP dhe iu shmang gazetarëve

Sot paradite, rreth orës 11 nga godina e Prokurorisë speciale doli biznesmeni Orce Kamçev. Ai u largua nga vendi shumë shpejtë, pa u prononcuar para gazetarëve, të cilët që në orët e mëngjesit  ishin prezent para zyrave të PSP-së.

Tani për tani nuk ka të dhëna nëse Kamçev ka qenë në bisedë informative në PSP dhe nëse po, në çfarë cilësie.

Kamçev është një nga pronarët e “Media Print Maqedoni”, spitalit Axhibadem Sistina, “Orka Holding”, “Stopanska Banka” Manastir, “Pelagonia” dhe kompanive tjera. Sipas listës së fundit të “Forbes”, Kamçev i cili është i afërt me pushtetin, është personi më i pasur në Maqedoni.