Korrespondentë Jolevski: Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme

Jolevski: Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme

Ministri i sigurisë, Zoran Jolevski gjatë vizitës së sotme në Shtip, vlerësoi se situata e sigurisë në Maqedonisë është në nivel të lartë, por se ARM në mënyrë konstante ndjek situatën.

“Gjendja e sigurisë në Maqedoni është nivelin e lartë dhe është e qëndrueshme. Ne si Armatë dhe institucionet tjera ndjekim me vëmendje gjendjen dhe jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë përkatëse”, deklaroi Jolevski.

Jolevski i cili sot kreu kontroll në përgatitjen tekniko- materiale të batalionit të dytë të mekanizuar të këmbësorisë i stacionuar në Shtip, paralajmëroi modernizimin e ARM-së, përmes projektit dhjetëvjeçar në vlerë prej 17 milionë euro.