Maqedoni Jankullovska: A do ta padis Zaevin është çështje personale

Jankullovska: A do ta padis Zaevin është çështje personale

A do të ngrit padi penale kundër liderit opozitar, Zoran Zaev për regjistrimet e publikuara nga bisedat e përgjuara apo jo, për ministren e brendshme Gordana Jankulloska është zgjedhje personale dhe nuk është çështje e interesit publik.

-Kush kë do të padis dhe a do ta bëj këtë është çështje e zgjedhjes personale dhe nuk është çështje e interesit publik. Nuk është çështje lidhur me pozitën zyrtare apo çështje lidhur me kryerjen e kompetencave të ministrisë- deklaroi Jankulloska në pyetjen e gazetarëve nëse do ta padis liderin e opozitës Zoran Zaev në bazë të nenit 151 nga Kodi penal, lidhur me regjistrimet e publikuara në të cilat, siç pohon ai, mes funksionarëve të përgjuar është edhe ministrja e brendshme.

Neni 151 nga Kodi penal ka të bëjë me veprën penale përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik, për çka parashihet gjobë në të holla apo dënim me burg deri 1 vit përveç në rast kur veprën do ta kryej person zyrtar gjatë kryerjes së funksionit. Atëherë dënimi është me burg prej 3 muaj deri 3 vite.

Procedura për këtë vepër shkon përmes padisë private përveç kur bëhet fjalë për person zyrtar apo kompani. Për kompanitë parashihet gjobë në të holla.