Maqedoni Janeva zbuloi se ndaj PSP-së janë dërguar kërcënime suptile

Janeva zbuloi se ndaj PSP-së janë dërguar kërcënime suptile

Prokurorja seciale Katica Janeva në intervistën e djeshme në TVM zbuloi se ndaj tyre janë lëshuar kërcënime suptile. Ajo gjithashtu deklaroi se përveç bisedave të përgjuara, PSP ka dëshmi të mjaftueshme materiale për lëndët që i përpunon.

“Për dy paditë ka dëshmi të mjaftueshme, dhe presim gjykata të veproj në përputhje me dëshmitë e nxjerra dhe se pas tyre do të ketë vendim sipas Ligjit. Opinioni duhet të jetë i bindur se paditë do të bazohen në fakte dhe prova” tha Janeva.

Ajo edhe njëherë apeloi Kuvendi t’i sjell ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve. Janeva njoftoi edhe se do të merr pjesë në shqyrtimin e raportit të dytë të PSP-së.

“Dua të prezantoj raportin edhe para Këshillit të prokurorëve edhe para Kuvendit për të intensifikuar bashkëpunimin tonë, e para se gjithash të apeloj për miratimin e ndryshimeve për Ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe prolongimin e afatit të hetimit” shtoi Janeva.