Maqedoni Janeva: Shpresoj që gjykatësit të mos përjetojnë ndikime për veprimet dhe kërkesat...

Janeva: Shpresoj që gjykatësit të mos përjetojnë ndikime për veprimet dhe kërkesat tona

Shpresoj që vendimet e gjykatësve do të jetë të bazuara në ligje ndërsa ne me kujdes ndjekim ngjarjet rreth gjyqësorit, deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sot ishte pjesë e debatit “Matja gjyqësore e dënimeve dhe zbatimi praktik i masave alternative në gjyqësorin e Maqedonisë”.

“Me kujdes i ndjekim ngjarjet rreth gjyqësorit, si institucion që varet nga vendimet gjyqësore. Kur jemi tek ne, ne shpresojmë që integriteti personal dhe profesional i gjykatësve do të vijë në shprehje në këtë situatë dhe se vendimet e tyre do të bazohen në ligj dhe se nuk do të përjetojnë ndikime për veprimet dhe kërkesat tona” shton Janeva.