Maqedoni Janeva: Nuk kam frikë nga pyetjet pasi kam mbështetjen e Gruevskit

Janeva: Nuk kam frikë nga pyetjet pasi kam mbështetjen e Gruevskit

Nuk kam frikë të përgjigjem në pyetjet e deputetëve pasi kam mbështetjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, tha prokurorja speciale Katica Janeva, duke prezantuar raportin gjashtëmujor për punën e PSP para Komisionit kuvendor për sistem politike dhe marrëdhënie mes komuniteteve.

Janeva kërkoi nga deputetët të bëhen ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Ligjin për procedurë penale me të cilin do të vazhdohet afati për punën e PSP-së, sepse siç tha, është në interes të qytetarëve.

Seanca e këtij komisioni është në rrjedhë e sipër.

Krahas debatit në komisioni, raporti për punën e PSP-së është hedhur në rend dite edhe në seancën e Kuvendit për të hënën.