Maqedoni Janeva: Nuk i degradoj institucionet, por dyshoj në rezultatet e zgjedhjeve

Janeva: Nuk i degradoj institucionet, por dyshoj në rezultatet e zgjedhjeve

Prokurorja speciale Katica Janeva sot përmes njoftimit shpjegoi se deklarata e saj rreth legjitimitetit të institucioneve ka qenë në drejtim të tregimit të rëndësisë së hetimeve të PSP dhe “rolit për zgjedhje korrekte dhe demokratike në ndërtimin e institucioneve dhe legjitimitetit të tyre” e jo në drejtim të “degradimit të institucioneve të shtetit”.

“Siç edhe vet theksova në deklaratë, duke pasur parasysh materialet e grumbulluara deri më tani që tregojnë parregullsi të shumtë në procesin zgjedhor, kemi dyshime të bazuara në lidhje me rezultatet e këtij procesi zgjedhor” thuhet në njoftimin e Janevës.

Në shkresën deri te mediat, prokurorja speciale përsëri shpjegon arsyet pse mungon në seancat e Këshillit të prokurorëve publik dhe të Kuvendit dhe thotë se kjo nuk është për t’i mos i respektuar këtu instanca, por se nuk ndjen obligim ligjor për këtë.