Maqedoni Janeva dorëzoi kërkesë për kompletimin e ekipit të prokurorëve

Janeva dorëzoi kërkesë për kompletimin e ekipit të prokurorëve

Prokurorja publike Katica Janeva ka dorëzuar shkresë deri te Këshilli i prokurorëve publik për emërimin e pjesës tjetër të ekipit të saj, jozyrtarisht mëson “Meta”.

Sot në mëngjes prej orës 10 filloi takimi i Këshillit të prokurorëve publik në të cilin siç deklaroi dje kryetari Petar Anevski, do të debatohet për pika tjera, por la hapësirë që të vendoset edhe për emërimin e ndihmës- prokurorëve.

Nga shërbimet e Këshillit njoftuan se seanca është e mbyllur dhe nuk u lejuan gazetarëve të marrin pjesë. Ato paralajmëruan se deklaratë do të ketë kryetari i Këshillit më vonë.