Maqedoni Janeva do ta dorëzojë raportin në Parlament ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë...

Janeva do ta dorëzojë raportin në Parlament ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë kur do të mblidhen

Prokuroria Speciale do ta dorëzojë raportin e ri gjashtëmujor për punën e kryer pranë shërbimeve të Kuvendit të R. së Maqedonisë ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë kur do të mblidhen dhe do ta rrumbullakojnë konstituimin e institucionit ligjvënës, thonë për “Meta” nga PSPS.

Përveç deri tek Kuvendi, sipas ligjit, Specialja duhet raportin ta dorëzojë edhe pranë Këshillit të prokurorëve publik.

Që nga themelimi më 15 shtator 2015, ky është raporti i tretë gjashtëmujor i prokurores speciale, Katica Janeva.

Në shtator të vitit të kaluar, gjatë prezantimit të raportit të dytë, Janeva u sulmua ashpër nga grupit i deputetëve të VMRO DPMNE-së, ku prokurorja speciale, pas disa seancave, lëshoi debatin në Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve dhe akuzoi deputetët e VMRO DPMNE-së për mobing.