Maqedoni Ivanov: Vendet që jemi jashtë NATO-s dhe BE-së nuk kemi besim mes...

Ivanov: Vendet që jemi jashtë NATO-s dhe BE-së nuk kemi besim mes vete

Është koha që t’i përdorim fjalët e vërteta për t’i shpjeguar gjendjet. RM është viktimë e mos- vendosjes së Këshillit Evropian, të vendimeve të disa që nuk kanë menduar për pasojat e vendimeve të tyre. Në masë të madhe gjendjet e sotme janë rezultat i mbajtjes shumë të gjatë të Maqedonisë në vendin e pritjes. Nuk kërkoj alibi për gjendjet sepse edhe tek ne ka faj, tha presidenti i vendit Ivanov në sesionin “Tabela ballkanike e shahut: A është investimi Evropë e plotë dhe e lirë”, në suazat e forumit të sigurisë që mbahet në Bratislavë.

“Anëtarësimi në BE dhe në NATO është prioriteti ynë më i lartë për të cilin ekziston konsensus absolut politik, etnik dhe social”, theksoi Ivanov duke i dhënë rëndësi nevojës për një angazhim më serioz nga BE-ja dhe vendet anëtare me qëllim gjetjen e mënyrës për zhbllokim të integrimeve euroatlantike.