Maqedoni Ivanov: Të dëgjohet mendimi i të gjithëve për reformat e reja në...

Ivanov: Të dëgjohet mendimi i të gjithëve për reformat e reja në arsim

E ndjekim debatin për masat e reja të propozuara ligjore. Është e detyrueshme të dëgjohen të gjitha palët dhe së bashku të gjithë të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Autonomia e universiteteve është kategori e garantuar kushtetuese dhe domosdo të respektohet-theksoi kryetari Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Kuvend.

Ai shtoi se arsimi transformohet gjithkund në botë dhe nëse më herët shteti I ka zgjedhur dhe përcaktuar profilet dhe kuadrot, tani këtë e bën tregu dhe biznesi. Ivanovi theksoi se ndryshon koncepti për arsimin sipëror.

-Maqedonisë I nevojiten studentë dhe profesorë sipas standardeve të larta, që të jenë të identifikueshëm dhe konkurrues në tregun global të dijes. E pamundur është të projektohet e ardhmja e Maqedonisë pa transformim të arsimit, sepse e ardhmja e shtetit varet nga cilësia e arsimit të lartë, siç varet edhe nga cilësia e shkallëve paraprake të arsimit-theksoi Ivanov.

Në fjalën e tij kryetari foli edhe për pranimin në Unionin evropian, si dhe atë se përparimi I shtetit nuk varet vetëm nga Maqedonia, në këtë kontekst përmendi edhe bllokadën nga fqinji ynë jugor.