Maqedoni Ivanovi në fjalimine tij në konfernëcën e Gjenevës

Ivanovi në fjalimine tij në konfernëcën e Gjenevës

Presideniti Gjoge Ivanov sot në Gjenevë, Zvicër,  u drejtua në segmentin e nivelit të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, me çka u hap sesioni i 28 i tij.

Jetojmë në erën e të drejtave të njeriut, ndërsa jemi dëshmitarë për shkeljen e tyre, në mënyrë deklarative angazhohemi për të drejtë të patjetërsueshme të dinjitetit të njeriut, ndërsa lejojmë që të mohohet e drejta e vetë identifikimit, pa të cilën nuk ka as integritet dhe as dinjitet njerëzor. “I referohemi Kartës Ndërkombëtare për të drejta të njeriut, ndërsa lejojmë që të shkelet e drejta ndërkombëtare, rezolutat e OKB-­së, aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sot, derisa vendi im Republika e Maqedonisë është anëtare e Këshillit për të drejta të njeriut, bashkëqytetarët tanë ballafaqohen me mohimin e të drejtës së tyre të identitetit dhe gjuhës. Të së njëjtës gjuhë, gjuhës maqedonase me të cilën po ju drejtohem. Këto dy të drejta janë pjesë e pashkëputshme e personalitetit të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Për këto të drejta askush asnjëherë nuk bën kompromis”, tha presidenti i Maqedonisë.

“Në perëndim u zhvillua koncepti i tolerancës. Në Maqedoni po zbatojmë diçka që është më shumë se toleranca, ndërsa kjo gjë është respektimi dhe pranimi i diversitetit. Dallimi midis dy koncepteve është esencial pasi që tolerohet ajo që duhet, ndërsa respektohet ajo që dëshirohet. Derisa toleranca është proces i njëanshëm, respektimi dhe pranimi janë proces i dyanshëm”, tha presidenti Ivanov.