Maqedoni Ivanov: Liderët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm

Ivanov: Liderët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm

­ Presidenti i Republikës së Maqedonisë kërkoi të gjithë pjesëmarrësit në dialogun politik të sillen me mençuri dhe përmes qasjes së përkushtuar dhe konsekuente ndaj dialogut të arrijnë deri në kthimin e stabilitetit politik në Maqedoni.Dialogu, thekson Ivanov në deklaratën e sotme të shkruar, është mënyra e vetme që të arrihet deri në një zgjidhje të tillë.

“E përshëndes vetëdijen dhe vullnetin e treguar nga liderët politik për tejkalimin e çështjeve të hapura. Për t’u përshëndetur është fakti që në periudhën e fundit liderët e partive politike bisedojnë mes vete dhe kërkojnë mënyrë për tejkalimin e situatës aktuale politike në Republikën e Maqedonisë. Ekziston optimizëm për tejkalimin e krizës aktuale politike në Maqedoni. U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në dialogun politik në periudhën e ardhshme të sillen me mençuri dhe me përgjegjësi. Pres nga ata qasje të përkushtuar, me përgjegjësi dhe konsekuente ndaj dialogut që të kthehet stabilitetit politik në Republikën e Maqedonisë” thotë Ivanov në deklaratë.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shton presidenti presin pjekuri politike dhe gatishmëri për zgjidhje institucionale të të gjitha sfidave, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. “Qytetarët presin rezultate dhe zgjidhje të qëndrueshme. Këtë e pres edhe unë. Të gjithë duhet të veprojnë posaçërisht në interes të qytetarëve dhe vendit, Republikës së Maqedonisë” thotë Ivanov. Sipas tij, kyçja e Bashkimit Evropian në këto biseda padyshim tregon se agjenda evropiane dhe euroatlantike e Republikës së Maqedonisë është prioritet kryesor në vend, i cili, siç thotë, i obligon liderët politik të punojnë për arritjen e kritereve, standardeve dhe parimeve evropiane. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shton presidenti Ivanov, e presin këtë nga liderët e partive politike.