Maqedoni Ivanov nuk e jep mandatin pasi me këtë e respekton Kushtetutën

Ivanov nuk e jep mandatin pasi me këtë e respekton Kushtetutën

Presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta ndaj mandatin derisa të mos evitohen pengesat juridike dhe politike. Ai në konferencën e shtypit me kryesuesin e presidencës së BeH, Mladen Ivaniq, deklaroi se s’mund të merr vendim i cili më vonë do të kontestohet.

“Nëse kontestohet një vendim i këtillë, atëherë do të hapet çështja e përgjegjësisë sime. Për këtë kërkoj dhe këmbëngul pengesa juridike dhe politike të mënjanohet”, tha Ivanov.

Ai më tej ka thënë se nuk ndjen përgjegjësi për krizën sepse me këtë e mbron Kushtetutën dhe nuk do të kishte krizë institucionale po të mos ekzistonte platforma e cila nga kriza politike vendin e fundit në krizë institucionale.

“Një gjë është kriza politike që e zgjidhëm më 11 dhjetor ndërsa me platformën u futëm në krizë institucionale. Unë këtu nuk ndjej përgjegjësi sepse e respektoj Kushtetutën dhe ajo që kërkohet prej meje ndërsa i kam parasysh edhe vendimet e Gjykatës kushtetuese dhe për këtë nuk guxoj të marr vendim që do të kontestohet nda dikush”, tha Ivanov.