Maqedoni Ivanov në Samitin e presidentëve në procesin Brdo- Brioni në Budvë

Ivanov në Samitin e presidentëve në procesin Brdo- Brioni në Budvë

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov prej sot do të jetë pjesë e Samitit të presidentëve në procesin Brdo- Brioni, që po mbahet në Budvë.

Temat kryesore në samitin e sivjetmë janë zgjerimi i BE-së, projekteve në infrastrukturë dhe siguria energjetike.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të merr pjesë në darkën e punës të vendeve- anëtare të procesit Brdo- Brioni, do të mbajë fjalim në sesionin e Samitit dhe do të realizoj takim me presidentët e rajonit.

Në samit do të marrin pjesë presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i Austrisë, Hajnc Fisher, i Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, i Sllovenisë, Borut Pahor, i Serbisë, Tomislav Nikolliq, i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Mlladen Ivaniq.