Maqedoni I dyshuari në “Transporter” në paraburgim në të gjitha bazat

I dyshuari në “Transporter” në paraburgim në të gjitha bazat

Gjykatësi me procedurë paraprake i ka caktuar 30 ditë paraburgim njërit nga të dyshuarit në rastin “Transporter”, që e hapi Prokuroria speciale në tre bazat nga neni 165 nga Ligjit për procedurë penale ndërsa për tre të tjerët është përcaktuar masa e kujdesit, konfirmojnë për “Meta” nga Gjykata penale e Shkupit.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të punësuar në sektorin e furnizimeve publike në komunën e Manastirit.

Siç njoftojnë nga Gjykata penale e Shkupit, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për shkak të rrezikut nga ikja.

Tre të tjerëve, sipas vendimit të gjykatësit me procedurë paraprake, u janë marrë pasaportat, kanë ndalesë për largim nga vendi i jetesës gjegjësisht qytetit të Manastirit si dhe obligimin që të paraqiten para gjykatës kompetente.