Maqedoni Houit shkruan në Twitter për takimin: Përzgjedhje interesante e fjalëve të Han

Houit shkruan në Twitter për takimin: Përzgjedhje interesante e fjalëve të Han

Euro- deputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Houit përshëndeti avancimin  e djeshëm në negociata për daljen nga kriza politike në Maqedoni.

“Përshëndes deklaratën e Johanes Han për negociatat në Maqedoni. Duhet të them, përzgjedhje interesante të fjalëve “një lloj periudhë tranzicioni”- shkroi Houit në Twitter.

Houit është njëri prej tre euro- deputetëve që ndërmjetësuan mes VMRO DPMNE dhe LSDM në tejkalimin e krizës politike.

Vendimin e djeshëm e përshëndeti edhe shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak.

“Vlerësojnë përpjekjet e Johanes Han, Eduard Kukan, Riçard Hozit dhe Ivo Uajgl për arritjen e marrëveshjes politike për tejkalimin e krizës në Maqedoni”, shkroi Lajçek në Twitter.