Maqedoni Houit nuk përjashton idenë për qeverinë kalimtare

Houit nuk përjashton idenë për qeverinë kalimtare

Riçard Houit, njëri prej tre euro- deputetëve që e lehtësojnë procesion negociues mes VMRO DPMNE dhe LSDM, para takimeve të djeshme në Strasburg, deklaroi se idenë për qeveri kalimtare e sheh me mendje të hapur dhe se nuk e përjashton si opsion, njofton Alsat –M.

“Kam mendje të hapur dhe nuk e përjashtoj edhe këtë variant. Ky është propozim i njërës prej palëve dhe i kundërshtuar nga pala tjetër. Tani, çfarë nëse unë haptazi them nëse pajtohem ose jo, do ta dëmtonte ndërmjetësimin dhe procesin. Gjithsesi se në këtë proces i shqyrtojmë të gjitha idetë dhe ato i shikojmë me mendje të hapur. Sinqerisht, me rëndësi është ajo që ne përpiqemi me sukses ta shfrytëzojmë ndikimin tonë, por do të ishte shumë gabim nëse haptazi flas për përmbajtjen e bisedimeve, sepse ajo do ta kufizonte lirinë e palëve të involvuara të besojnë se mund të flasin dhe t’i shqyrtojnë idetë me ne në kuadër të bisedimeve” tha Houit.

Seria e takimeve të Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit me euro- deputetët Houit, Kukan dhe Uajgl pritet sonte të kulminoj me takim të ndërsjellë.