Maqedoni Holanda shpreh ngushëllime për viktimat nga vërshimet

Holanda shpreh ngushëllime për viktimat nga vërshimet

Ministri holandez i Punëve të Jashtme Bert Kunders dje dërgoi telegram ngushëllimi deri te homologu i tij i Maqedonisë Nikolla Poposki me rastin e përmbytjeve shkatërruese në dhe rreth Shkupit dhe Tetovës. “Në emër të Holandës, dua ta shpreh ngushëllimin tim të sinqertë deri te Qeveria dhe populli i Republikës së Maqedonisë.

Mendimet tona janë me ata të cilët i humbën të afërmit dhe miqtë, me të lënduarit dhe me ata që i humbën shtëpitë”, thekson Kunders në telegramin e ngushëllimit. Kunders u dëshiron qytetarëve të Maqedonisë forcë dhe guxim në ballafaqimin me pasojat nga tragjedia.