Bota Ballkan Hashim Thaçi: Këto forca janë armiku më i madh i Ballkanit

Hashim Thaçi: Këto forca janë armiku më i madh i Ballkanit

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish kryeministër, Hashim Thaçi deklaroi se qeveria e tij është në kontakt të vazhdueshëm me instancat maqedonase në ndërmarrjen e masave përkatëse rreth sigurisë së kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. “Thellë jam i shqetësuar për shkak të dhunës që përfshiu Maqedoninë këtë fundjavë. Kosova e sheh Maqedoninë si aleat dhe partner. Dua të bëj me dije se këto forca që punojnë në mos- stabilitetin e Maqedonisë janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi, përfshirë këtu edhe Kosovën, tha Thaçi.