Maqedoni Han sonte arrin në Shkup, mund të ketë takim të “rastësishëm” me...

Han sonte arrin në Shkup, mund të ketë takim të “rastësishëm” me Janevën

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han vonë mbrëmë arriti në Shkup me fluturim komercial.

Vizita e punës zyrtarisht do të fillojë nesër prej orës 10 e 30 minuta në takim me Këshillin nacional për euro- integrime, pas çka euro- komisari do të ketë darkë pune me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Pas këtij takimi pritet Han të merr pjesë në seancë plenare për bisedimet para- aderuese në nivel të lartë (HLAD).

Han gjatë ditës do të takohet me liderët e partive politike me të cilët do të diskutoj për zbatimin e Marrëveshjes së Przhinos ndërsa vizitën do ta përfundoj me takimin e mbyllur me përfaqësuesit e sektorit civil dhe OJQ-të.

Nga zyra e Han në Bruksel njoftuan se në agjendë nuk parashihet takim me prokuroren e re publike Katica Janeva e cila u emërua para disa ditëve në bazë të marrëveshjes së 15 korriki në Przhino. Megjithatë, prej atje nuk përjashtojnë mundësinë Han “rastësisht” të takohet me Janevën.