Maqedoni Han nesër do të shkojë në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Han nesër do të shkojë në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han, i cili për dy ditë viziton Maqedoni, nesër do të vizitojë kampin e refugjatëve në Gjevgjeli.

Sot ai ka një agjendë tjetër,  në orën 12 është caktuar takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, në 12:30 me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, kurse gjysmë ore më vonë do të ketë takime me liderët e BDI-së dhe PDSh-së, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.

Ai në profilin e tij në twitter sot në mëngjes publikoi: “Sapo arrita në Shkup. Takimi i parë ishte me sektorin civil, angazhimi i të cilit është i përfshirë në procesin reformues”.

Pas takimeve me përfaqësuesit e sektorit civil, në orën 10: 30, Han arriti në takim me Këshillin Nacional të Eurointegrimeve, ku do të ketë edhe fjalimin e tij.