Maqedoni Han: Të gjithë liderët, madje edhe presidenti duhet ta respektojnë epilogun nga...

Han: Të gjithë liderët, madje edhe presidenti duhet ta respektojnë epilogun nga zgjedhjet

Të gjithë liderët, madje edhe presidenti duhet ta respektojnë epilogun nga zgjedhjet e fundit- shkroi euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në profilin e tij në Twitter pas vendimit të sotëm ku presidenti Gjorgje Ivanov vendosi të mos ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë.

Han poashtu tha se “në demokraci patjetër duhet pranuar shumica parlamentare, edhe pse kjo dikujt mund t’i mos i pëlqejë”.

Euro- komisari Han pret “liderët politik dhe institucionet të lejojnë proceset demokratike të zhvillohen, në interes të qytetarëve”.

Në deklaratën e shkruar në faqen zyrtare të KE-së të shtunën, Han vuri në dukje se pasi janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshme për deputetë, pret nga presidenti të dorëzojë mandatin.