Galeria Han në Gjevgjeli: Javën e ardhshme do të bisedojmë për ndihmë të...

Han në Gjevgjeli: Javën e ardhshme do të bisedojmë për ndihmë të re për Maqedoninë

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han sot në mëngjes ka arritur në Gjevgjeli, për vizitë në qendrën e pranimit të refugjatëve në këtë qytet, ku është takuar me refugjatët e Sirisë.

“Të hënën përfaqësues të KE-së dhe ekspertët nga vendi juaj do të bëjnë vlerësimin e gjendjeve, për t’i identifikuar nevojat e ndihmës shtesë financiare, pajisje dhe resurse njerëzore për menaxhim më efikas me krizën. Është shumë e rëndësishme Maqedoninë ta ndihmojnë vendet e rajonit. Javën e kaluar propozova ridestinim të mjeteve financiare nga Turqia në lartësi prej 1,5 miliard dollarë për vendet e rajonit për t’u ballafaquar me këtë situatë” tha Han.

Euro- komisari Han lëvdoi autoritetet maqedonase për menaxhimin me krizën e refugjatëve. Ai në Gjevgjeli arriti së bashku me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov dhe drejtorin e Byrosë për siguri publike, Goranço Savovski.