Maqedoni Han na bëri të qëllojmë kush është “pa ndjenjë lidershipi dhe përgjegjësie”

Han na bëri të qëllojmë kush është “pa ndjenjë lidershipi dhe përgjegjësie”

Kujt i referohet postimi i djeshëm në Twitter i euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han pas përfundimit të bisedave të pasuksesshme…jam i dëshpëruar nga mospasja e ndjenjës për përgjegjësi dhe mungesë lidershipi…? Për kë mendonte Han? Për Gruevskin apo Zaevin? Kush është ai i cili sipas Han, nuk ka “pasur ndjenjë përgjegjësi dhe mungesë lidershipi?

Kryeministri Nikolla Gruevski edhe një herë, pas përfundimit të bisedimeve, fajin e hedhi tek Zoran Zaev, me çka shtoi mundësitë se postimi në Twitter i referohet pikërisht liderit opozitar. Ndërsa nga LSDM konfirmojnë se fajin për mossuksesin e negociatave është tek VMRO DPMNE dhe Gruevski.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se për ta fajtor është Gruevski, por se “nuk mund të dijë çfarë ka dashur të thotë Han” dhe na drejtoi për tek statusi i tij në Facebook ku thuhet:

“Euro- komisari Johanes Han ka qenë i dëshpëruar nga mungesa e lidershipit dhe përgjegjësisë së disa politikanëve në Maqedoni. Edhe ne jemi 9 vite”.

Ndaj këtij postimi me replikë doli deputeti Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE, gjithashtu në profilin e tij në Facebook, ku thuhet:

“Kur dikush nga LSDM apo ndonjë “ekspert” i tyre apo ndonjë organizatë e tyre joqeveritare, apo ndonjë medium e gazetar i tyre, do të flet për BE-në dhe NATO-n duhet t’u thuhet: SHPORRUNI HIPOKRITË…Nëse RM e humb rekomandimin për BE shumë prej tyre duhet të dinë se populli mban mend çfarë kanë folur dhe bërë”.

Ja postimet origjinal në Twitter të Han: