Ndonjëherë është më mirë të kemi bisedime të brendshme që të arrihet përparim dhe shpresoj se në fund do të arrijë progres të dukshëm për perspektivën evropiane të vendit- deklaroi euro- komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.
Gruevski thotë se e ka informuar Hanin për të gjitha ngjarjet në Maqedoni
-Kjo ishte një mundësi e mirë në një bisedë më të gjatë ta informoj komisarin për të gjitha ngjarjet, për të gjitha hapat tona që i bëjmë në sektorë të ndryshëm- ekonomi, në të gjitha sektorët tjerë dhe të dëgjoj si e shohin ata këtë dhe çfarë presin prej neve. Gjithashtu kemi biseduar për gjendjen aktuale politike. E thamë atë që është e vërtetë gjegjësisht atë që po ndodh- deklaroi Gruevski,.
Han gjithashtu është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.