Maqedoni Han: Marrëveshja e Përzhinos është e gjallë, tani realizoni reformat

Han: Marrëveshja e Përzhinos është e gjallë, tani realizoni reformat

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, në llogarinë e tij në Twitter deklaroi që Marrëveshja e Përzhinës është e gjallë dhe që të gjithë partitë duhet të angazhohen që me 5 Qershor të mbahen zgjedhje të besueshme.

“E përshëndes votimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të shtyrë zgjedhjet me 5 Qershor. Marrëveshja e Përzhinës është e gjallë. Të gjithë partitë duhet të angazhohen plotësisht dhe të ndihmojnë  të përgatiten zgjedhje të besueshme dhe të realizohen reformat që janë me prioritet, duke përfshi edhe reformat në media. I falënderoj euro deputetët Ivo Vajgëll, Edvard Kukan dhe Riçard Hovit, bashkë me Euro ambasadorin Aivo Orav, ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Xhes Bejlli dhe komunitetin ndërkombëtar, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, thuhet në tuitin e Han.