Maqedoni Han kompleton katërshen- ka gjasa për avancim

Han kompleton katërshen- ka gjasa për avancim

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi arriti në takimin e liderëve që sot u mbajt në rezidencën e BE-së në Vodno, me ndërmjetësimin e euro- komisarit Johanes Han.

Tanimë gjashtë orë zgjat takimi i liderëve të VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Tani për tani nuk mësohen detaje nga bisedat.

Sot pasdite rreth orës 14 në takim arriti edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Pritet takimi i liderëve të zgjat deri orët e vona të pasdites.

Më herët u njoftua se takimi i liderëve mund të mos mbahet nëse Han vlerëson se nuk ka gjasa për avancim në negociatat për zgjidhjen e krizës politike.