Maqedoni Hakerët sulmojnë postën elektronike të PSP-së

Hakerët sulmojnë postën elektronike të PSP-së

Posta elektronike e PSP-së në dhjetorin e kaluar ishte cak i sulmit të hakerëve, zbulon një video- regjistrim i publikuar në kanalin “dugata rakata na dpmne Naçalnik pete urave”, në Youtube. Sulmin në emailin edhe konfirmuan edhe nga PSP dhe njoftuan se do të ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Në video- regjistrimin shihen emailat e gazetarëve që kërkojnë akreditim për ndjekjen e konferencave të PSP-së, por edhe komunikimi zyrtar i ekipit të Janevës me persona tjerë.

“Gjatë dhjetorit 2015, është kryer sulm i paautorizuar në postën tonë elektronike, pas çka nga ana jonë u morën hapa për rritjen e sigurisë së postën. Përmendim se në atë periudhë nuk kishim persona të punësuar që do të kujdeseshin për sigurinë e postës. Ngjarja nuk u denoncua para organeve kompetente sepse në këtë moment nuk kishim dëm real nga sulmi. Ju njoftojnë se do të merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga PSP.