Maqedoni Hajndël: Koha është e shkurtër, nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha...

Hajndël: Koha është e shkurtër, nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë

Diplomati gjerman Johanes Hajngël pas arritjes në Maqedoni, njoftoi se ka ardhur që të njihet me situatën në vend.

“Erdha që të njoftohem me situatën, dhe para se të gjithash të dëgjoj. Është një proces në të cilin është iniciuar edhe Unioni Evropian si dhe SHBA dhe duhet të rezultojë i suksesshëm. Detyra ime do të jetë që të japë përkrahje aktive këtyre mundimeve. Zhvillimet ditëve të fundit tregojnë qartë se koha po kalon dhe  tashmë duhet një mund i përbashkët nga të gjitha partitë politike për tu zbatuar reformat dhe me vendosmëri të vazhdohet rruga” tha Hajndël.