Maqedoni Gruevski: Gruaja bashkëkohore duhet të jetë e suksesshme edhe në karrierë edhe...

Gruevski: Gruaja bashkëkohore duhet të jetë e suksesshme edhe në karrierë edhe në familje

Gruaja bashkëkohore sot ka më shumë sfida, lufton në çdo fushë profesionale dhe private, thotë kryeministri Nikola Gruevski në ekspozenë e konferencës vjetore të Unionit të  grave të VMRO-DPMNE-së, që u mbajt me moton “Pjesë e kohës së re, pjesë e lëvizjes sonë”.

 

-Gruaja bashkëkohore duhet të jetë aktive dhe e suksesshme në vendin e punës, në ndërtimin e karrierës, por edhe e dedikuar dhe e suksesshme dhe në rrethin e familjes së saj – thotë Gruevski.

Kryeministri Gruevski theksoi se Qeveria, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka marrë masa për zvogëlimin dhe ballafaqimi me sfidat, duke potencuar rritjen e ekonomisë, investimeve në infrastrukturë. Ai në fjalimin e tij njoftoi për investimin e ri amerikan me vlerë prej 18 milion eurosh që do të mundësoj 400 vende të reja të punës. Marrëveshja me kompaninë amerikane për inflator për jastëk me ajër duhet të nënshkruhet gjatë mesit të muajt.

Në konferencën vjetore fjalim rasti kishte edhe kryetarja e Unionit të grave të VMRO-DPMNE që vlerësoi se vitet e kaluara janë bërë hapa të rëndësishme në avancimin e rolit të gruas në shoqëri, duke potencuar edhe rolin e gruas si nënë.