Maqedoni Gruevski: Nuk kam marrë ftesë që të jem dëshmitar në “Puçi”

Gruevski: Nuk kam marrë ftesë që të jem dëshmitar në “Puçi”

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme për rastin “Puçi”, që u anuluar për herë të nëntë. Sipas tij, rasti qëllimisht po anulohet.

“As nuk jam thirrur as nuk ka ftesë, e as nuk e kam ditur se duhet të jem dëshmitar në seancën e sotme. Këtë z-nj Janeva dhe z. Zaev shumë mirë e dinë. Është e qartë se dikujt i është dashur pretekst që sot të anulohet seanca që të blejnë edhe 1 muaj” tha Gruevski sot pas takimit me qytetarët e komunës Karposh.

Kreu i VMRO DPMNE-së konsideron se me këto hapa vetëm blihet koha ndërsa thekson se ai është i gatshëm të bashkëpunon.