Maqedoni Gruevski, Janakieski dhe Rangelova arrijnë në gjykatë për rastin “shuplaka”

Gruevski, Janakieski dhe Rangelova arrijnë në gjykatë për rastin “shuplaka”

Ish kryeministri dhe kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “shuplaka”, që Prokuroria themelore më 15 shtator ngriti për dhunën në Komunën Qendër, si dhe shuplakat e porositura për kryetarin Andrej Zhernovski.

Krahas Gruevskit, në seancë u paraqitën edhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangelova, dy këshilltarë nga Komuna Qendër dhe nëntë persona që akuzohen për trazirat në Qendër.

Prokurore në këtë rast është Fatime Fetai ndërsa gjykatëse është u.d kryetarja Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova.