Maqedoni Gruevski dhe Tusk biseduan për problemet me emrin

Gruevski dhe Tusk biseduan për problemet me emrin

Kryeministri Nikolla Gruevski, pas takimit me kryetarin e Këshillit evropian, Donald Tusk, deklaroi se Maqedonia mund të llogarisë në përkrahjen e tij. Tusk është interesuar për reformat në vend, por pjesën më të madhe të takimit e kanë kaluar në diskutim për shkakun e bllokadës greke për nisken e bisedimeve aaderuese të Maqedonisë me Unionin.

-E pashmangshme ishte të mos përmendet pengesa kryesore për nisje të negociatave, përkrahjen e tij e kemi, u njoftuam, shumë gjatë gjithnjë deklarohej se janë përkrahës të anëtarësisë së Maqedonisë në UE, apo për fillimin e negociatave, por kjo nuk varet veç prej tij-theksoi Gruevski.

Kryeministri shtoi se Tusk “mund të ndihmojë” por se vendimi final kërkon miratim të të gjitha vendeve anëtare të Unionit.