Maqedoni Gruevski: Përshëndes angazhimin e diplomatëve

Gruevski: Përshëndes angazhimin e diplomatëve

“Grupet e punës janë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësin. Interesi jonë është zbatimi i Marrëveshjes dhe me angazhim punojmë që kjo sa më shpejtë të ndodh” deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski.

“Në lidhje me vendimet e ministrit të brendshëm, së pari do të prononcohemi në tavolinën e bisedimeve e më pas do të dalim me qëndrim” tha Gruevski.

Ai përshëndeti angazhimi për ndihmë të ndërmjetësi në këtë proces.

“Atë që e shkrova në Twitter është vetëm konfirmim i realitetit gjegjësisht në zgjedhje vendosin qytetarët dhe kjo fare nuk bie ndesh me përpjekjet dhe angazhimin e korit diplomatike” tha kryeministri.