Maqedoni Grubi: IRI konfirmoi se shqiptarët përkrahin BDI-në

Grubi: IRI konfirmoi se shqiptarët përkrahin BDI-në

Deputeti i BDI-së Artan Grubi  sot takoi ambasadoren e Belgjikës në Maqedoni, me të cilën biseduan për situatën politike aktuale në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Przhinos dhe negociatave në grupet e punës, ekspertizën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhjet e parakohshme si dhe çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik.

Në lidhje me analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Grubi theksoi që ky proces është obligim i qeverisë që rrjedh nga Raporti i Progresit, Dialogu i Nivelit të Lartë, konkluza e Qeverisë si dhe plan- veprimin, ndërsa rekomandimet që do të rrjedhin nga procesi gjithëpërfshirës i Sekretariatit do të përforcojnë shtyllën e stabilitetit të këtij vendi që janë marrëdhëniet ndëretnike dhe do ta bën demokracinë më të qëndrueshme. Grubi theksoi që anketa e IRI konfirmoi vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për ta përkrahur BDInë në zgjedhjet e ardhshme sepse në BDI ata shohin siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për vete dhe për vendin. Grubi u shpreh i bindur që BDI do ti realizon edhe pritjet e qytetarëve për një frymë të re në politikbërjen shqiptare- thuhet në njoftimin e BDI-së.