Bota Parlamenti grek votoi buxhetin për vitin 2015

Parlamenti grek votoi buxhetin për vitin 2015

Mbrëmë vonë në Parlamentin grek u votua buxheti për vitin e ardhshëm. Buxheti është miratuar nga 155 deputetë të Demokracisë së Re, PASOK dhe një deputet i pavarur, ndërsa 134 deputetë kanë qenë kundër. Buxheti parasheh zvogëlim të papunësisë nga 24,8 në 22,6 % dhe rritje prej 2,9%. Deficiti buxhetor duhet të kufizohet në 0,2% nga prodhimi bruto. Kryeministri grek Andonis Samaras deklaroi se Greqia pas një kohe të gjatë ka buxhet të balancuar. Buxheti ka qenë I kritikuar nga sindikalistët grek dhe kreditorët ndërkombëtarë.