Maqedoni Gordana Jankulloska bëhet me titull doktorature në shkencë

Gordana Jankulloska bëhet me titull doktorature në shkencë

Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska u bë doktor shkencash në fushën e sigurisë. Ajo në Fakultetin e Sigurisë në Shkup ka mbrojtur disertacionin në fushën e sigurisë. Ajo në Fakultetin e Sigurisë  në Shkup ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë” Metodat bashkëkohore në çrrënjosjen e kriminalitetit trans-nacional ekonomik financiar”.

Për avancimin në shkencën dhe titullin e ri akademik, Jankulloska u lëvdua në profilin e saj në Facebook ku shkroi në gjuhën maqedonas dhe angleze: “Prej sot dr Gordana Jankulloska”.

Jankulloska dha dorëheqje nga posti i ministres së punëve të brendshme në maj të këtij viti disa ditë pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku jetën humbën tetë pjesëtarë të forcave speciale të MPB-psë.

Ajo është një ndër ish funksionarët nga pushteti i Gruevskit, emrat e të cilëve përmendet më së shumti në “bombat” e opozitës.

Këtë javë Jankulloska duhej të dëshmoj para Komisionit anketues lidhur me skandalin e përgjimeve, por nuk iu përgjigj ftesës.