Teknologjia “Gmail” më rezistent në spiunim

“Gmail” më rezistent në spiunim

“Google” në blogun zyrtar “Gmail” publikoi se kompania ka marrë hapa plotësuese për mbrojtje të të dhënave personale të klientëve të saj. Nga e diela është aktivizuar politika e sigurisë e cila ka për qëllim të paaftësojë shtesat e jashtme për “Gmail” gjatë leximit të paautorizuar të porosive elektronike të shfrytëzuesve. “Content security policy” (CSP) i mbron shfrytëzuesit në mënyrë që i bllokon ekstensionet e padëshiruara në rast se përpiqen të kryejnë kode të padëshiruara apo programe të dëmshme.

Ekstensioni më i popullarizuar për “Gmail” tanimë është përputhur me këtë politikë, ashtuqë klientët e tyre nuk do të hetojnë probleme në punë, thonë nga “Google”.

Klientët të cilët do të ndodhen në situatë që t’i bllokohen ndonjë nga shtojcat e instaluara, ekipi i Googles i këshillon në Chrome veb store të kërkojnë versionin më të ri, duke e adaptuar me CSP standardet dhe sigurinë nga sjellja e padëshiruar.