Maqedoni Gjykata refuzon kërkesën e PSP për shqyrtimin e sistemeve të operatorit telekomunikativ

Gjykata refuzon kërkesën e PSP për shqyrtimin e sistemeve të operatorit telekomunikativ

Gjykatësi me procedurë paraprake ka refuzuar kërkesën e PSP-së që të jep urdhër gjyqësor, në suazat e rastit “Targeti” për shqyrtimin e sistemeve kompjuterike në një prej operatorëve telekomunikativ për sigurim të informacioneve dhe provave lidhur me numrat e telefonit që kanë qenë cak i ndjekjeve joligjore të komunikimeve.

PSP vendimin e këtillë e ka ankimuar deri në Këshillin penal, por edhe prej atje njoftojnë nga PSP, është hedhur poshtë ankesa e tyre ndërsa është miratuar vendimi i gjykatësit në procedurë paraprake. Arsyetimi i Këshillit penale ka qenë se kërkesa e PSP është e paqartë, e pasaktë dhe e përgjithshme.

Nga PSP thonë se do të veprojnë lidhur me vërejtjet e gjykatës dhe tanimë kanë dërguar kërkesë deri tek operatori i telekomunikimeve për sigurimin e të dhënave, që sipas gjykatës, janë të domosdoshme që të jepet urdhër për kërkim nëpër sistemeve e kompjuterit.