Maqedoni Gjykata Penale ngrin llogarinë e “Finzit”

Gjykata Penale ngrin llogarinë e “Finzit”

Prokuroria Speciale sot ka njoftuar se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka marrë vendim që të ngrihet llogaria e kompanisë “Finzi”.

“Gjatë ditës së djeshme, gjykatësi me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 mori vendim me të cilin urdhëroi që të ndërpritet kryerja e transaksioneve financiare në llogari të personit juridik “Finzi” SHPKNJP- Shkup. Ky vendim është marrë për shkak të kërkesës tonë për miratimin e masës së përkohshme ndalesë për shfrytëzim me llogari të transaksionit për personin juridik në lëndën “Thesari”. Shpjegojmë se kërkesa jonë është saktësuar në përputhje me pohimet e gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çka shprehëm gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit profesional me gjykatën”, njoftuan nga PSP.

Prokuroria javën e kaluar publikoi rastin “Thesari” ku të dyshuarit janë tre persona udhëheqës nga DSK dhe një person nga MPB.

Siç tha prokurorja Fatime Fetai, në procedurën hetimore është vërtetuar se i dyshuari i katërt u ka ndihmuar tre personave që t’i mundësojnë kompanisë “Finzi” me të cilën ka udhëhequr i ndjeri Kosta Kërpaç, që të realizoj dobi pronësore në vlerë prej 862.045 euro.