Maqedoni Gjykata Kushtetuese të hënën do të tregoj nëse ka shfuqizuar paraburgimin për...

Gjykata Kushtetuese të hënën do të tregoj nëse ka shfuqizuar paraburgimin për Koçanin

Paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, është shfuqizuar, shkruan Alsat -M.

Sipas të dhënave të televizionit, vendimi i këtillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, gjoja shfuqizohet fletë- arresti vendor dhe ndërkombëtar për Koçanin, që u lëshuar para rreth dy muajve. Koçan që atëherë gjendet në arrati.

Nga Gjykata kushtetuese ku në fakt gjendet lënda, na thanë se vendimi është marrë, por për përmbajtjen do të mund të flitet ditën e ardhshme të punës gjegjësisht të hënën.

Në faqen e internetit të gjykatës nuk është publikuar vendim i tillë.