Maqedoni Gjykata kushtetuese pranoi faljen e parregullsive zgjedhore

Gjykata kushtetuese pranoi faljen e parregullsive zgjedhore

Me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese pranoi iniciativën e Presidentit Ivanov, që të falë personat e dënuar për parregullsi zgjedhore.

Propozimi i cili është vendos në rendin e ditës të seancës së sotme e cila filloi në orën 9 të mëngjesit, ka vijuar me hapja e rastit “Titanik”, nga Zyra e Prokurores Speciale në të cilët dyshohet funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së: Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish Ministri i Transportit dhe lidhjeve ,Mile Janakieski dhe Sekretari aktual i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, kryetari i Pustecit, Edmond Temelko dhe pesë të tjerë.

Në vitin 2009 ka pasur ndryshime në këtë ligj dhe me ndryshimet e tanishme, presidenti e ka pasur mundësinë të falë personat që janë dënuar për parregullsitë zgjedhore.

Edhe pse Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgimin e zyrtarëve, Gjykata kishte refuzuar ndjekjen dhe refuzoi ankesat e vendimit të Gjykatës.